Britania bën thirrje për lirimin e policëve kosovarë të kidnapuar

Britania e Madhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës që janë kidnapuar më 14 qershor nga forcat serbe në veri të Kosovës.

Qeveria e Britanisë në këtë komunikatë i është referuar si arrestim, kidnapimit të policëve.

“Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të ndaluar më 14 qershor. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të shmangin masat e njëanshme dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet. Ne përsërisim thirrjet tona për kryeministrin Kurti dhe qeverinë e tij që të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të komunave të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe që njësitë speciale të policisë të tërhiqen nga ndërtesat komunale”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Britanisë.

Tutje në këtë reagim Qeveria e Britanisë ka shkruar se zgjedhjet e reja, gjithëpërfshirëse duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ne presim dhe inkurajojmë serbët e Kosovës që të marrin pjesë në këto zgjedhjePresim që Kosova dhe Serbia të angazhohen menjëherë në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në veçanti të fillojnë punën pa vonesa të mëtejshme për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në reagimin e Qeverisë./21Media

Back to top button