Vushtrriasi në gjendje të dehur gjuan tetë herë me armë qenin

Është arrestuar një i dyshuar, pasi që në gjendje të dehur ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të një qeni.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Bahri Kuqi” në Vushtrri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të një qeni. Është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button