Britania do të zbusë masat shtrënguese ndaj koronavirusit

 

Britania e Madhe është ndër vendet që ka kufizimet më të rrepta në botë në luftimin e koronavirusit. Shkencëtarët qeveritarë thonë se masat kundër këtij virusi po funksionojnë, ndërsa numri i infeksioneve dhe vdekjeve është në rënie.

Kryeministri Johnson, ndërkohë njoftoi se po vjen koha për të filluar rihapjen, duke vënë në pah se pas dy javësh do të hapen të gjitha shkollat për mësimin nëpër klasa.

Duke filluar nga 8 marsi, njerëzit mund të takojnë një person që nuk është pjesëtar i familjes së tyre për të biseduar dhe kaluar kohë përjashta.”

Kryeministri po ashtu njoftoi për një plan për të rihapur ekonominë dhe shoqërinë hap pas hapi për disa muaj, siç u shpreh ai, bazuar në të dhëna, jo data. Tha se shërbimet jothelbësore dhe dyqanet do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri në prill.

Ndërsa masat shtrënguese kanë ulur infeksionet, shkencëtarët thonë se ka gjithashtu prova paraprake se programi britanik i vaksinimit po fillon të ketë efekt. Rezultatet fillestare sugjerojnë që të dy vaksinat Pfizer dhe AstraZeneka janë shumë efikase në parandalimin e shtrimeve në spital. Shkencëtarët thonë gjithashtu se rezultatet janë ‘spektakolare’./21Media

Back to top button