Kaloni te përmbajtja kryesore

Komisioni Evropian: Jemi duke e vlerësuar kërkesën e Kosovës për pagesë nga Plani i Rritjes

Komisioni Evropian ka konfirmuar dorëzimin e raportit nga Kosova për zbatimin e hapave reformues në kuadër të Planit të Rritjes.
Komisioni tha se është duke vlerësuar zbatimin e hapave përkatës të regormave dhe më pas so të vendosë për ndarjen e mjeteve përkatëse.

Një zëdhënës i Komisionit tha për rtv21 se po ashtu janë duke e vlerësuar edhe kërkesën e Kosovës për pagesë nga ky plan.

“15 korriku 2026 ishte afati i fundit që partnerët të dorëzonin raportet mbi zbatimin e hapave në kuadër të periudhës së katërt të raportimit të Mekanizmit për Reforma dhe Rritje. Pas dorëzimit të raporteve, Komisioni tani po vlerëson zbatimin e hapave përkatës të reformës dhe do të vendosë për disbursimet përkatëse. Kujtojmë se afati i fundit për zbatimin e hapave të reformës në kuadër të periudhës së katërt të raportimit të Mekanizmit për Reforma dhe Rritje ishte 30 qershori 2026. Kjo datë shënoi gjithashtu përfundimin e periudhës shtesë (periudhës së hirit) për hapat që duhej të përfundonin në mesin e vitit 2025. Siç u përmend, Komisioni tani do t’i vlerësojë raportet dhe do të përcaktojë disbursimet përkatëse. Mund të konfirmojmë gjithashtu se Kosova e ka dorëzuar me sukses kërkesën e saj për pagesë. Siç u tha, Komisioni aktualisht është duke e vlerësuar atë, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për RTV21./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button