Britania e Madhe në OKB kërkon të themelohet sa më shpejt Asociacioni

Koordinatori kombëtar i Britanisë së Madhe në Kombet e Bashkuara, Fergus Eckersley, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të angazhohen që sa më shpejt të ndodh themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

“Mirëpresim progresin e bërë në dialogun e Brukselit. Është koha që dy palët të angazhohen në dialog dhe të shmangin retorikën. Kosova dhe Serbia e kanë zotuar për themelimin e Asociacionit dhe të dy palët duhet të angazhohen në mënyrë sa më shpejtë që ky Asociacion të themelohet sa më shpejt”, ka thënë ai.

“Inkurajojmë të dy palët që të zbatojnë atë që janë zotuar”, ka deklaruar Eckersley.

Back to top button