Chollet bisedon me Vuçiqin për themelimin e Asociacionit

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, njofti se ka zhvilluar një bisedë siç tha ai thelbësore me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Chollet tregoi se biseduan për dialogun me Kosovën, e në veçanti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Pata bisedë thelbësore e pozitive me presidentin Vuçiq. U dakorduam për fuqizimin e vazhdueshëm të partneritetit mes SHBA-së dhe Serbisë dhe fokus të përbashkët patëm përparimin në dialog, veçanërisht nevojën urgjente për të formuar Asociacionin. Presim një takim konstruktiv më 2 maj në Bruksel”, shkroi Chollet./21Media

Back to top button