Kaloni te përmbajtja kryesore

Britania e Madhe: Po punojmë me aleatët të nxisim Kosovën dhe Serbinë për de-eskalim

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ka njoftuar për ardhjen e 100 trupave shtesë të KFOR-it në Kosovë.

Po ashtu në komunikatën e ministrisë së thuhet se Londra zyrtare është duke punuar ngushtë me partnerët ndërkombëtar për të nxitur Kosovën dhe Serbinë për një de-eskalim të situatës dhe kthim në dialog.

Gjithashtu në njoftim përmendet edhe Rishi Sunak është takuar të enjten në Granada të Spanjës me presidenten Vjosa Osmani dhe presidentin serb, Aleksander Vuciq, dhe gjithashtu edhe ministri për Evropë, Leo Docherty ka qëndruar në Tiranë, aty ku kanë qenë edhe kryediplomatja Donika Gërvalla dhe Ivica Daçiq, e ku është diskutuar për forcimin e lidhjeve rajonale.

“Kjo bazohet në punën e të dërguarit të posaçëm të Kryeministrit për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach, i cili angazhohet rregullisht me palët e interesuara serbe dhe kosovare për të promovuar stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.

“Nën komandën e NATO-s, forcat do të jenë të disponueshme për të kryer operacione në përputhje me mandatin e KFOR-it për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. “, thuhet më tej në komunikatë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button