Britania e Madhe pritet të ndalojë naftën ruse

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson do të veprojë në përputhje me vendimin e raportuar të SHBA-së për të ndaluar importet e naftës ruse më vonë sot.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të heqë gradualisht importin e naftës ruse deri në fund të vitit 2022, transmeton rtv21.tv.
Kjo periudhë tranzicioni do t’i japë tregut, bizneseve dhe zinxhirëve të furnizimit më shumë se kohë të mjaftueshme për të zëvendësuar importet ruse të cilat përbëjnë 8% të kërkesës në Mbretërinë e Bashkuar.
Britania e Madhe është më pak e varur nga lëndët djegëse fosile ruse sesa shumë vende evropiane. Por furnizimet ruse ende përbëjnë 8% të importeve të përgjithshme në MB, dhe 18% e naftës në Mbretërinë e Bashkuar vjen nga Rusia.
Po ashtu, Komisioni Evropian ka propozuar një përmbledhje të një plani për ta bërë Evropën të pavarur nga lëndët djegëse fosile ruse para vitit 2030 – duke filluar me gazin./21Media

Back to top button