Angelina Jolie udhëtoi në Jemen për të ndihmuar refugjatët

Angelina Jolie shkoi për t’i vizituar refugjatët në Jemen dhe ata që po vuajnë për shkak të luftës në Ukrainë.
Ylli, i cili për vite ka punuar ngushtë me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), përmes rrjeteve sociale bëri me dije se ka udhëtuar për në Jemen.
“Unë kam arritur në Aden, për të takuar familjet e zhvendosura dhe refugjatët, për të treguar mbështetjen time për popullin e Jemenit”, ka shkruar ajo.
Duke e pasur parasysh situatën në Ukrainë, Jolie bën thirrje për një fund të menjëhershëm të konfliktit dhe aksesit humanitar.
“Situata këtu është një nga krizat më të këqija humanitare në botë, me civil të vrarë ose të plagosur çdo orë”, theksoi Jolie./21Media

Back to top button