Britania ia dhuron Policisë së Kosovës katër dronë

Britania e Madhe ia ka dhuruar katër dronë Policisë së Kosovës.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media nga PK-ja, dronët do të ndihmojnë njësitet policore në identifikim, gjurmim, monitorim dhe përcaktim të vendndodhjes së veturave dhe personave të dyshimtë.

“Duke përdorur imazhërinë/rezolucionin e lartë dhe aftësitë termale të këtyre pajisjeve, mund të ndihmojnë njësitet policore në marrje të vendimeve të bazuara në informacion, fotografi, xhirime dhe imazhe/prova”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës, pajisjet do të luajnë rol jetësor në Policinë e Kosovës, e sidomos te njësitet kufitare.

Back to top button