”Britania ka besim në marrëdhëniet me SHBA-të”

Sipas Theresa May, Britania beson te SHBA-të

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, deklaroi të mërkurën, se vendi i saj beson në marrëdhëniet me SHBA dhe se do të vazhdojë të ndajë të dhënat e inteligjencës me aleatin e saj kryesor.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka mbrojtur vendimin e tij që të bisedojë për të dhënat e informacionit me zyrtarët rusë gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar, duke thënë se ka pasur “absolutisht të drejtë” që të ndajë faktet që kanë të bëjnë me terrorizmin dhe sigurinë ajrore të linjave të aeroplanëve, transmeton Reuters.

Back to top button