Britania mirëpret pranimin e planit të BE-së

 
Ministri i Britanisë së Madhe për Evropë, Leon Docherty ka reaguar pas zhvillimeve të 27 shkurtit në Bruksel pas takimit të nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ministri i Britanisë së Madhe për Evropë, Leon Docherty ka thënë se Britania e Madhe mirëpret progresin në bisedimet e ndërmjetësuar nga BE-ja për marrëveshjen që shtron rrugën drejt normalizimit të raporteve.
Sipas tij hapat e radhët për planin e implementimit do të jenë vendimtar.
Docherty  po ashtu ka shruar se lidershipi dhe fleksibiliteti janë kyç për një rezultat pozitiv.
“Britania e Madhe e mbështet plotësisht këtë proces”, ka shkruar ai në Twitter.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u pajtuan në takimin e 27 shkurtit në Bruksel për ta çuar para procesin e dialogut përmes pranimit të propozimit të Bashkimit Evropian, ndonëse i njëjti nuk u nënshkrua nga të dy liderët./21Media

Back to top button