Mrekullia që bën insekti i zbuluar në Bjeshkët e Sharrit

Profesori i biologjisë, Halil Ibrahimi prezantoi sot llojin e ri të insektit “Potamophylax Humoinsapiens”, të zbuluar në Bjeshkët e Sharrit. Ai u shpreh se hulumtimi kishte nisur para një dekade.
Ibrahimi theksoi se insekti ndihmon në funksionimin dhe pastrimin e lumenjve.
“Ky lloji i fundit nuk është lloji i parë as nuk është lloji i vetëm, por është lloji i fundit i cili ka filluar që në vitin 2010… Ka vazhduar me vite të tëra ky hulumtim, derisa e kemi kompletuar pasqyrën e këtij hulumtimi, që nënkupton punën në terren, punën në muze të ndryshme për të krahasuar këtë lloj me lloje të tjera të përafërta, deri në konkludimet e sakta…Hulumtimi është finalizuar këtë vit, në kuadër të një projekti të Ministrisë Shkencës
Teknologjisë dhe Inovacionit… Janë lloje kyqe për funksionimin e lumenjve, pastrimin e lumenjve, me pas ujin e pastër prej burimeve… Ky insekt edhe insekte të tjera të ngjashme janë ajo barriera e parë që pëson nga ndotja e mjedisit, tregojnë se në mjedis nuk është duke shkuar diçka mirë”, tha Ibrahimi.
Ndër të tjera, ai tregoi edhe për rëndësinë e instekteve, duke thënë se nga insektet varet jeta e të gjitha gjallesave. E nga numri total 1 milion llojeve të njohura të insekteve, Kosova ka zbuluar 19-të lloje.
“Nëse insektet do të zhdukeshin, edhe bota për disa kohe nuk do të ekzistonte. Nga insektet varet jeta e të gjitha gjallesave. Janë 1 milion lloje të njohura të insekteve, por kjo është vetëm 1/10 e llojeve ekzistuese. Pjesa më e madhe është nëpër botë mirëpo nuk i’u është vendosur emri, nuk janë studiuar, nuk dihet se si funksionojnë, cfarë ndikimi ka zhdukja e tyre. Në Kosovë ka pasur të dhënë të pakta për insekte. 19 lloje te reja të insekteve janë zbuluar në dekadën e fundit nga departamenti i biologjisë në UP”, tha ai.
Për këtë zbulim, rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi ndau mirënjohje për profesorin Ibrahimi. Ai tha se mirënjohja është më e pakëta që mund ta bëjnë.
“Ne kemi marrë sot një nismë që të ftojmë dhe të nderojmë një prej kolegëve tanë, profesorin, Halil Ibrahimi, i cili këto vitet e fundit të punës së tij ka bërë disa zbulime. Ka zbuluar disa insekte të reja në Kosovë të cilat kanë qenë të panjohura ose të paditura më herët… 03:23 Një mirënjohje është më e pakëta që ne mund të bëjmë për të, por gjithashtu një gjest i vlerësimit për të gjithë ata që bëjnë studime dhe gjenerojnë rezultate serioze në fushën e tyre të dijes. Poashtu, edhe si një tregues për të tjerët, për t’iu treguar se ne do t’i shohim dhe do t’i vlerësojmë të gjithë ata të cilët bëjnë punë të mira dhe serioze”, u shpreh Qerimi.
Ndërkaq, ai theksoi se janë duke shikuar mundësinë për të stimuluar njësitë akademike rreth hulumtimeve, përmes fondeve.
“Ne po përpiqemi që brenda mundësive që kemi, kam propozuar dhe kemi planifikuar që të stimulojmë njësitë akademike nga buxheti ynë përmes fondeve që kemi për projekte kërkimore. Gjithashtu, që të mbështesim njësitë akademike në organizimin e konferencave ndërkombëtare.”, shtoi ai.

Back to top button