Britania në “rrëmujë”, Brukseli i brengosur

Një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Sipas të dhënave më të reja, Partia Konservatore e Kryeministres së Britanisë, Theresa May, ka fituar 42.4 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa laburistët në opozitë 40.2 për qind. Kjo nënkupton se konservatorët e May nuk do të kenë shumicën absolute në parlamentin më 650 ulëse. Konservatorët do të kenë 313 ulëse në parlament, laburistët 260, Partia Kombëtare e Skocisë 35, demokratët liberalë 12 ulëse dhe unionistët demokratë siguruan 10 ulëse, shkruan rtv21.tv

Agjencitë e lajmeve raportojnë se britanikët dënuan May dhe se rezultati i zgjedhjeve dëshmon se llogaria e saj, për të shpallur zgjedhjet e parakohshme, u dëshmua si e gabuar.

Megjithatë, May si duket as që e ka ndërmend të jep dorëheqje nga funksioni i Kryeministres, të cilën nga ajo e kërkoi rivali i saj kryesor në zgjedhje, kryetari i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn.

Përkundrazi, May shkoi sot në Pallatin e Buckingham, ku u takua me Mbretëreshën Elizabeth dhe pas kësaj vizite May tha se ajo do ta formoi koalicionin e ri qeveritar, me mbështetjen e unionistëve demokratë.

Ajo me këtë rast tha se me ndihmën e unionistëve do të formoi një qeveri, e cila do të ofroi siguri për të ardhmen. Pat pozicioni aktual në Britani do të ketë ndikim edhe në Bashkimin Evropian, pasi që ishte paraparë që brenda dhjetë ditëve të fillonin bisedat zyrtare për largimin e Britanisë nga unioni.

Çështja që tani brengos Brukselin është se kush dhe në çfarë niveli do të negociojë në emër të Britanisë dhe madje ekziston edhe brenga se ekziston mundësia që këto negociata të mos fillojnë fare.

Kur bëhet fjalë për formimin e Qeverisë së re të Britanisë, edhe këtu çështja kryesore mbetet Brexit. Mej ka të drejtë që të tentoi të formoi e para koalicionin dhe duke pasur parasysh qëndrimin e saj të ashpër për Brexit, ajo do ta ketë vështirë të gjejë partnerë. Siç duhet, konservatorët angazhohen për shkurorëzim të plotë me Bashkimin Evropian, madje edhe nëse nuk arrihet një marrëveshje e kënaqshme për largim nga unioni, ndërsa demokratët liberal, një prej partnerëve të mundshëm të koalicionit, i kanë premtuar votuesve të tyre se do të angazhohen për organizimin e një referendumi të dytë për atë se a duhet të pranohet marrëveshja me Brukselin.

Në anën tjetër, laburistët kanë paralajmëruar se do të tentojnë të formojnë një qeveri të pakicës dhe krahas ndryshimeve në lidhje me Brexit, planifikojnë edhe ndryshim radikal të politikës fiskale./21Media

Back to top button