Cleverly: Britania mbetet e përkushtuar për të ardhmen e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Britanisë, James Cleverly sot është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Gjatë këtij takimi Cleverly e ka cekur rëndësinë që të merren hapat për shtensionim të situatës në veri.
Siç ka njoftuar Qeveria e Britanisë, Cleverly po ashtu ka thënë se “Serbia dhe Kosova kanë përgjegjësi që të veprojnë tash për shtensionim dhe të evitohen veprimet apo retorikat që mund ta tensionojnë situatën”.
Cleverly po ashtu ka mirëpritur lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor.
“Britania e Madhe ishte shteti i parë që e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2018, dhe mbetet e përkushtuar për të ardhmen e saj si shtet i pavarur dhe multietnik në një rajon stabil dhe prosperues. Siç ia kam bërë të qartë kryeministrit Kurti, tensionet e vazhdueshme rrezikojnë të arriturat në Kosovë gjatë viteve, të cilat erdhën me shumë mund dhe u bënë në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Cleverly.
Lidhur me këtë takim ka dhënë detaje edhe Kurti.
Në një postim në Twitter Ai ka thënë se ka cekur rëndësinë që të adresohen sulmet ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës e gazetarëave. Dhe po ashtu ka përmendur përgatitjet për zgjedhjet e reja.
Kurti po ashtu është takuar të hënën edhe me deputeten britanike Alicia Kearns./21Media