Britania po ndërpret lidhjet me projektet shkencore ruse

Pushtimi rus i Ukrainës po kërcënon bashkëpunimet shkencore në mbarë botën, nga rajonet polare deri në skajet e hapësirës.
Bashkëpunimet për eksplorimin e hapësirës dhe projektet shkencore ndërkufitare janë duke u zbërthyer dhe, sipas një profesori, Rusia rrezikon të izolohet shkencërisht.
Disa universitete në Mbretërinë e Bashkuar kanë njoftuar se po ndërpresin lidhjet me institucionet kërkimore ruse, me qeverinë që pritet të lëshojë udhëzime zyrtare këtë javë.
Profesori Robin Grimes, i cili është sekretar i jashtëm në Shoqërinë Mbretërore, thotë se Rusisë i duhet shumë kohë që të riparojë dëmin e bërë./21Media

Back to top button