Britania shpall ligje të reja që synojnë oligarkët rusë
Britania e Madhe ka shpallur ligje të reja që synojnë të parandalojnë aksesin e oligarkëve rusë në shërbimet teknike të aviacionit dhe detar.
Zyra e Jashtme britanike tha se legjislacioni do të ndalonte mirëmbajtjen e avionëve ose anijeve që u përkasin oligarkëve rusë të sanksionuar ose bizneseve të tyre.
Departamenti tha se kompetencat e reja ishin përdorur menjëherë për të sanksionuar biznesmenët rusë Eugene Shvidler dhe Oleg Tinkov, përcjell rtv21.tv
Ndërkohë, sanksionet financiare, tregtare dhe të transportit të vendosura në lidhje me Krimenë janë zgjeruar në rajonet Donetsk dhe Luhansk, raporton BBC
Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss tha se “nuk ka dyshim se Putin dhe elita e tij janë befasuar nga forca e sanksioneve tona”.
“Ne do të vazhdojmë të rrisim presionin për sa kohë që trupat ruse janë në Ukrainë, duke synuar jo vetëm bizneset e oligarkëve, por edhe pasuritë e tyre dhe stilin e jetesës ndërkombëtare”, tha ajo./21Media