Britania zvogëlon dukshëm numrin e punëtorëve të huaj

Periudha pas “Brexit”

Qeveria e Britanisë do të zvogëloi nga 250 mijë në disa dhjetëra mijëra numrin e migrantëve vjetor dhe do të vendos kufizime serioze për punëtorët e huaj.

Një dokument, i publikuar nga mediat britanike, konfirmon se Britania menjëherë pas “Brexit”-it do të vendos kufizime të ashpra për punëtorët e huaj dhe do të ndërpres lirinë e lëvizjes për fuqinë punëtore.

Dokumenti i ministrisë së Brendshme të Britanisë, i cilësuar si tejet i ndjeshëm, propozon zvogëlimin e numrit të punëtorëve me kualifikime të ulëta nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe atyre do t’iu ofrohet qëndrimi në Britani për maksimalisht dy vjet, shkruan rtv21.tv

Për punëtorët me kualifikim të lartë, situata është më e favorshme dhe atyre do t’iu ofrohet leja e punës për një periudhë prej tre deri në pesë vjet.

Dokumenti i quajtur “Sistemi i kufijve” duhet të miratohet nga Qeveria, ndërsa kritikët theksojnë se do të ketë pakënaqësi të madhe në radhët e atyre shtetasve të unionit, të cilët në Britani do ta ndjejnë vetën si qytetar të rendit të dytë./21Media

Back to top button