Britanikët e mbajtur nga forcat ruse në Ukrainë mbërrijnë në Britani

Është konfirmuar se pesë robër britanikë, të liruar nga forcat e mbështetura ruse në Ukrainë, janë kthyer në Britani të Madhe.
Aiden Aslin, Shaun Pinner, John Harding, Andrew Hill dhe Dylan Healy u dërguan në Riad në Arabinë Saudite përpara se të ktheheshin në Britani.
Ata u bashkuan me familjet e tyre mëngjesin e sotëm, raporton CNN
Ukraina sot po feston shkëmbimin e të burgosurve ku u liruan më shumë se 200 të burgosur lufte nga Rusia. Ata përfshijnë më shumë se njëqind anëtarë të Batalionit Azov, të përshëndetur si heronj për rritjen e rezistencës në një fabrikë çeliku në Mariupol.
Në këmbim, Ukraina dërgoi 55 luftëtarë rusë dhe politikanin pro-rus ukrainas Viktor Medvedchuk, i cili përballej me akuzat për tradhti./21Media

Back to top button