Britney do të nënshkruajë kontratë paramartesore?

Këngëtarja e njohur, Britney Spears siç duket pas përballjes për shumë kohë me babain e saj, i cili kishte në kujdestari këngëtaren për 13 vjet, dëshiron t’i ketë nën kontroll të gjitha gjërat.
Spears do të nënshkruajë një kontratë paramartesore me të fejuarin e saj, Sam Asghari.
Kujdestaria e babait të saj mbi këngëtaren u përcoll me gjëra të tmerrshme.
Britney vazhdimisht hodhi akuza se i njëjti nuk po e lejon të performojë apo edhe më e keqja të bëhet nënë.
Javë më parë, babai i artistes bëri të ditur se do të heq dorë përfundimisht nga kujdestaria mbi të bijën.
Megjithëse, të gjithë janë shumë të lumtur që ajo më në fund po jeton jetën ashtu siç ka dashur, por kanë një kërkesë, duan që ajo të nënshkruajë kontratë paramartesore, diçka që për Spears është normale, pasi e bëri këtë gjë edhe më parë.
Të tjerë partnerë të artistes mund të jenë ndjerë keq nga kjo kërkesë e Spears më parë, por Asghari nuk e ka aspak problem, madje e pranoi me shumë qetësi.
“Telefoni më eksplodoi nga mesazhet sot. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe urimet që i keni dërguar. Ju duam të gjithëve. Faleminderit që jeni kaq në merak për kontratën paramartesore. Patjetër që do e bëjmë, duhet t’i mbrojë veturën “Jeep” dhe këpucet e mia, në rast se ajo më dëbon ndonjëherë”, tha ai me shaka.
Në qershorin e kaluar, u bë e ditur se babai i saj nuk po e lejonte të martohej, por fakti që ajo u fejua nënkupton që ajo mund të shpëtojë përfundimisht nga ai.
Seanca dëgjimore e radhës në gjykatë është caktuar për datën 29 shtator./21Media

Back to top button