Britney heq motrën e saj nga lista e ndjekësve në Instagram

Britney Spears po e nis vitin 2022 me një pastrim në Instagram.
Ylli i popit ka fshirë motrën, Jamie Lynn Spears në Instagram.
Duket se Jamie Lynn është ende duke ndjekur Britney-n, të paktën tani për tani.
Britney aktualisht ndjek 46 persona, duke përfshirë të fejuarin Sam Asghari, Paris Hilton, Selena Gomez, Miley Cyrus, Lady Gaga, Madonna dhe Tinashe, të cilët të gjithë shprehën mbështetjen e tyre për të në mes të lëvizjes #FreeBritney, transmeton rtv21.tv
Gjatë fundjavës, Britney postoi gjithashtu një video të zogjve duke ikur nga kafazet e vendosur në “Infinity” të Jaymes Young, duke simbolizuar fundin fitimtar që i kushtoi plotë 13 vjet.
“Britney ndihet e braktisur dhe tradhtuar nga motra e saj Jamie-Lynn në betejën më të vështirë të jetës së saj. Për një kohë të gjatë ato kishin qenë mikesha të ngushta dhe shumë të afërta me njëra-tjetrën”, citohet të ketë thënë një burim i afërt me këngëtaren për “E! News”, transmeton rtv21.tv
Britney edhe në të kaluarën kishte treguar se në disa raste motra e saj Jamie-Lynn e ka lënduar, duke mos i dalë në mbrojtje me babanë dhe nënën që po kërkonin t’ia kontrollonin jetën në maksimum./21Media

Back to top button