Britney po mendon të ketë edhe një fëmijë
Britney Spears ka rrëfyer se po mendon të ketë një fëmijë me të fejuarin, Sam Asghari.
Këngëtarja, 39 vjeçare tashmë është nënë e dy djemve: Sean, 16 dhe Jayden, 15 vjeç.
Ylli postoi një imazh bardh e zi të një fëmije në majë të gishtave në Instagramin e saj të martën.
Ajo krahas postimit ka shkruar “Po mendoj të kem një femijë tjetër!!! Pyes veten nëse kjo është vajzë…!!!!”
Dhe i shoqi i saj Sam, 27 vjeç, komentoi postimin e partneres, duke shkruar: Shpresoj që ajo të ketë muskuj të tillë! Kjo gjenetike nuk do të vinte nga unë. #chickenleg”

Fansat e çiftit ishin gjithashtu të pranishëm për të shprehur mendimet e tyre, transmeton rtv21.tv.
Në qershor, Britney pretendoi në gjykatë se ajo ishte ndaluar të kishte më shumë fëmijë nga kujdestaria e saj .
Ajo tha se nën kujdestarinë e saj nuk ishte në gjendje të përmbushte ëndrrën e saj për t’u martuar dhe për të pasur fëmijë, por pas vendimit të gjykatës, ajo tani është e lirë nga kufizimet pas 13 vitesh .
Britney gjithashtu ka thënë më parë se dëshiron të lidhë kurorë përsëri në ditëlindjen e saj të 40-të ./21Medi
