Britney Spears: Lutem që prindërit e mi të “digjen në ferr”

Britney Spears ka publikuar në Instagram një mesazh për familjen e saj dhe “është lutur” që prindërit e saj “të digjen në ferr”.
40 vjeçarja përmes një audiomesazhi tregoi më shumë për kujdestarinë e babait të saj ndaj këngëtares, që zgjati 13 vjet.
Ajo zbuloi se prindërit e saj e kanë shtyer atë të bëjë “MRI”, duke iu referuar një institucioni rehabilitimi.
Spears tha se procedurat nëpër të cilat kalonte, nuk kishin kuptim për të.
“Izolimi, infermierët, shishet me gjak, komunikimi i vazhdueshëm.. për çfarë arsye më dërguan në ato vende? A nuk donin ata që unë ta dija një sekret të madh?”, ka thënë Spears.
Në mbishkrimin e postimit ajo ka thënë se prindërit e kanë bërë të ndjehet si “e vdekur dhe e frikësuar si një grua e moshuar”.
“Lutem që të dy të digjeni në ferr, e them krenare e me zë të lartë”, u shpreh ajo./21Media

Back to top button