Britney Spears nuk fton familjen në ceremoninë e martesës

Britney Spears do të ecë drejt altarit.
Këngëtarja do të martohet me të fejuarin, Sam Asghari siç raportojnë mediat lokale.
Artistja e “Gimme More” u fejua me trajnerin e fitnesit në shtator të 2021-tës.
Lajmi ishte bërë I ditur nga vet Spears përmes Instagramit, ku plotë entuziazëm u shpreh; “Nuk mund ta besoj..”.
Çifti që janë të lidhur që nga viti 2016, nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth ceremonisë së martesës, pasi Britney së fundmi njoftoi se ka humbur fëmijën.
Afro 100 njerëz pritet të marrin pjesë në ceremony, por u bë e ditur gjithashtu se familja e 40 vjeçares nuk është e ftuar, më konkretisht as nëna, as babai e madje as motra e saj.
Sipas një burimi të TMZ, vëllai I Britney, Bryan ka marrë një ftesë nga e motra dhe besohet se do të jetë I vetmi I pranishëm në ceremoninë e martesës së këngëtares./21Media

Back to top button