Sot luhet ndeshja e Kosovës me Irlandën
Kombëtarja e Kosovës sonte me fillim nga ora 21:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret Irlandën.
Kjo është ndeshja e tretë e Kosovës në kuadër të kampanjës kualifikuese për Ligën e Kombeve.
Pas dy ndeshjeve të para në Grupin 2 të Ligës C, Kosova ka tri pikë ku ka marrë një fitore dhe ka pësuar një disfatë.
Kosova pësoi humbje nga Greqia dhe barazuan me Qipron.
Kosova ka shumë mungesa për këtë takim, pasi mungojnë Arijanet Muric e Fidan Aliti shkaku i kartonëve, derisa Edon Zhegrova për shkak të lëndimit.
Në këtë sfidë pritet të ketë numër të madh të tifozëve, pasi tanimë janë shitur të gjitha biletat./21Media