Broja luan titullar për Chelsean në miqësoren ndaj Udineses
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja do të luajë titullar në miqësoren që Chelsea do ta luajë në Itali ndaj Udineses. Në të vërtetë, kjo ndeshje është me dyer të mbyllura, por Chelsea do të transmetojë ndeshjen falas për tifozët në Shqipëri e Kosovë përmes aplikacionit të saj.
Mbrëmë Chelsea pati një miqësore me të njëjtin ekip dhe triumfoi 3-1, ndërsa sot prej orës 11:00 do të luajnë ata që nuk kanë pasur mundësi të paraqiten mbrëmë.
Kroati Mateo Kovaçiç është kapiten i ekipit dhe Ben Chilwell, Trevoh Chalobah, Hakim Ziyech dhe Christian Pulisic gjithashtu janë titullarë. Ruben Loftus-Cheek dhe Armando Broja luajnë ndeshjet e tyre të para parasezonale për skuadrën e Thomas Tuchel këtë verë.
Kepa është në portë dhe lojtarët e rinj Ethan Ampadu, Malang Sarr dhe Conor Gallagher plotësojnë 11-shen startuese. Rezervistët janë të njëjtë sikurse edhe në ndeshjen e kaluar pasi u paraqitën disa minuta mbrëmë.
Chelsea: Kepa, Chalobah, Ampadu, Sarr, Loftus-Cheek, Kovacic (c), Gallagher, Chilwell, Ziyech, Broja, Pulisic.
Rezervë: Bettinelli, Emerson, Gilmour, Kenedy, Hudson-Odoi, Vale.