Kurti e Osmani kthehen nga Amerika, mbajnë konferencë

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti do të kthehen sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lidhur me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbajnë një konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në ora 12:30 në ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për programin Kompakt me MCC në vlerë prej 236.7 milionë euro e që është e fokusuar në sektorin e energjisë.
Gjithashtu, Osmani dhe Kurti, të shoqëruar edhe nga ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, kanë zhvilluar disa takime, përfshirë edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken./21Media

Back to top button