Broja: Mezi pres të luaj për Fulhamin

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja konfirmoi kalimin e tij nga Chelsea te Fulhami, që ishte padyshim marrëveshja më interesante e kohëve të fundit në futboll.

Pas transferimit, Broja tha se është shumë i lumtur me këtë lëvizje dhe se mezi pret ta nis aventurën e tij të re.

“Ndijenjë e mrekullueshme. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të filloj, të takoj lojtarët dhe menaxherin dhe të luaj për tifozët”, tha Broja për faqen zyrtare të klubit.

Ndeshja e parë e Brojës mund të ndodh të shtunën, ku do të ballafaqohet Fulhami me Burnley./21Media

Back to top button