Bruce Willis shihet për herë të parë pasi u diagnostikua me sëmundjen e afazisë

Bruce Willis dhe gruaja e tij Emma Heming Willis u panë pranë njëri-tjetrit gjersa shijonin natyrën, fotografitë e para që nga koha kur Bruce u diagnostikua me afazi.
Heming ndau në Instagram një video të bashkëshortit të saj duke ecur pranë një lumi me të dhe vajzën e tyre 10-vjeçare Mabel.
“Mami dhe babi në habitatin e tyre të preferuar”, ishte mbishkrimi i fotografive.
Willis është larguar nga karriera e tij e aktrimit pasi u diagnostikua me afazinë e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse.
Afazia ndikon në aftësinë e një personi për të komunikuar, duke e bërë të vështirë të shkruajë, të flasë dhe ndonjëherë të përpunojë atë që thonë të tjerët.
“Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, si familje ne donim të ndajmë se Bruce ynë i dashur ka përjetuar disa probleme shëndetësore dhe së fundmi është diagnostikuar me afazi, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse”, thuhej në deklaratën e familjes./21Media

Back to top button