Bruksel: Asociacioni – “mollë sherri”…

Borell insiston në themelimin e Asociacionit, Kurti thotë se nuk e ka kaluar testin e GJK-së
Në Bruksel u mbajt takimi i katërt i Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Zbatimi i marrëveshjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe ishte kryetema e takimeve në Bruksel. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borell, insiston në themelimin e asociacionit, derisa kryeministri Albin Kurti tha se kjo marrëveshje nuk e kaloi testin e Gjykatës Kushtetuese. /21Media

Back to top button