Një pjesë e lagjes Dardania mbetet pa ujë deri nesër

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në rrugën “Idriz Gjilani” në lagjen Dardania, është ndërprerë furnizimi me ujë për shkak të një defekti të rëndë në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas ujësjellësit, ekipet janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e defektit.
Furnizimi me ujë nuk pritet të kthehet deri nesër.
“Për shkak të natyrës së ndërlikuar të rastit, furnizimi me ujë pritet të rikthehet gjatë ditës së nesërme, pas përfundimit të punimeve”, thuhet në njoftim.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?