Bruno Revolt këngë për bashkëshorten e tij

 
“Një dedikim për dashurinë e vërtetê”, ky është statusi që artisti Bruno Revolt bëri në rrjetet sociale ku ka publikuar një video për të cilën RTV21 mëson se kënga do publikohet sonte dhe i përket të gjithë atyre çifteve që kanë gjetur një dashuri të vërtetë.
“Dashuri”, titullohet kënga e cila do publikohet në ora 18:00.
Në vidoeklipin e këngës do ketë pamje të bukura nga dasma e vetë këngëtarit, pasi që kjo këngë është dedikim për bashkëshorten e tij, të cilës ia bëri surprizë në ditën më të veçantë të tyre në ditën e dasmës.

 E natyrisht kjo këngë do të jetë edhe kolonë zanore për çiftet e reja nëpër dasmat e bukura shqiptare. Për këtë projekt artisti ka bashkëpunuar me Pirro Cakon dhe Edlir Begollo./21Media

Back to top button