Bruto Produktit Vendor në Kosovë shënon rënie për 9.28 për qind

 

Bruto Produktit Vendor për tremujorin e dytë  2020  ka shënuar rënie për -9.28%, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak.

“Aktivitetet ekonomike që shënuan rënie në këtë tremujor janë: ndërtimi -47.08%; tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor -24.4%; aktivitetet profesionale dhe administrative -16.39%; aktivitetet financiare dhe të sigurimit -6.71%; si dhe bujqësia, pyjet dhe peshkimi -1.74%|, thuhet në të dhënat e bëra publike nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas ASK-së rritje reale në këtë tremujor kishin aktivitetet ekonomike, si: industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, dhe furnizimi me ujë 19.8%; informacioni dhe komunikacioni 29.6%; aktivitetet pasurive të paluajtshme 4.29%; artet, argëtimi dhe çlodhja, dhe aktivitetet e tjera shërbimi 4.64%; si dhe administrimi publik, arsimi dhe shëndetësia 4.73%.

Komponentët e BPV-së sipas metodës së shpenzimeve që kishin rënie janë: formimi i bruto kapitalit -41.09%; eksporti i shërbimeve -62.93%; dhe importi i mallrave dhe shërbimeve -19.77%.

Ndërkohë, që kishte rritje te: eksporti i mallrave 12.18%; shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe IJPSHESH 3.47%; dhe shpenzimet e konsumit final të Qeverisë 8.58%./21Media

Back to top button