BSH e angazhuar për të ulur nivelin e përdorimit të euros

Banka e Shqipërisë synon të ulje peshën e monedhës euros në bilancet e bankave, si në krahun e aktiveve, ashtu edhe në atë të pasiveve, përmes një pakete masash që pritet të miratojë së shpejti

Ekspertë bankar shprehen, se Banka e Shqipërisë e konsideron problematik nivelin e lartë të euroizimit të ekonomisë shqiptare. Përdorimi i gjerë i euros dëmton efikasitetin e politikës së Autoritetit Monetar Kombëtar dhe rrit rreziqet e lidhura me ekspozimin ndaj kursit të këmbimit, për të gjithë ekonominë dhe më specifikisht për sistemin financiar.

BSH ka shpallur publikisht qëllimin për të hartuar një plan masash për uljen e përdorimit të euros në sistemin financiar dhe në ekonominë shqiptare.  Por, nga ana tjetër, de-euroizimi nuk mund të jetë vetëm një objektiv për sistemin financiar, për sa kohë që përdorimi i monedhës evropiane nga publiku mbetet i gjerë.

Sipas eksperteve,  edhe autoritetet e tjera të vendit mund të identifikojnë dhe të ndërmarrin masa që nxisin agjentët ekonomikë të rrisin shkallën e përdorimit të monedhës vendase në transaksionet e tyre.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button