BSPK: Grupi i ekspertëve juridikë do të nis hartimin e një padie ndaj Muratit
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka paralajmëruar padi ndaj ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për arsye se ministri në fjalë ka përmendur dje ndaljen e pagave për grevistët për aq kohë sa marrin pjesë në grevë.
Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj tha se grupi i ekspertëve juridik të BSPK-së do të nis hartimin e një padie ndaj Muratit.
“Askush nuk ka të drejtë asnjë cent t’ua ndal grevistëve. Ministri Murati me qëllim apo pa të po nxitë situatën ndaj grevistëve. Greva po vazhdon, greva do të duket edhe më e fuqishme nga 1 shtatori, nëse vazhdon të na injorojë Qeveria”, tha ai.
Në konferencën e jashtëzakonshme për medie, Jashari theksoi se greva nuk do ta ndalet deri në përmbushjen e kërkesave për paga shtesë nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave.
Nga e enjtja e 25 gushtit, në grevë janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.
Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve, drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e nga 100 eurove për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?