BTS njoftojnë se do të pauzojnë si grup për projekte solo

BTS do të bëjë pauzë për të ndjekur projektet solo – të paktën kështu njoftoi të martën grupi K-Pop.
Interpretuesit e njohur e bënë njoftimin përmes një video, gjersa festonin përvjetorin e nëntë të grupit.
Grupi përbëhet nga artistët RM, Jin, V, J-Hope, Suga, Jimin dhe Jungkook.
“Ne po shkojmë në një pauzë tani”, tha Suga.
Megjithatë, një përfaqësues i grupit i tha CNN, “Për të qenë të qartë, ata nuk janë në pauzë, por do të duhet kohë për të eksploruar disa projekte solo në këtë kohë dhe do të mbeten aktivë në formate të ndryshme”.
“Në të kaluarën, unë ende mund të bëja ekuilibër duke punuar vetëm në muzikë dhe duke bërë promovimet e grupit tonë, por tani nuk mund t’i bëj ato së bashku. Është e pamundur, thjesht nuk do të funksionojë. Nuk mund të bëj gjëra në grup dhe më pas të kthej fokusin papritur për punën time si rrokullisja e një çelësi”, ka thënë RM.
Ai shtoi se e kuptoi se BTS kishte ndryshuar gjatë pandemisë Covid-19, kur publikuan këngë hit si “Dynamite”, “Butter” dhe “Permission to Dance”.
“Mendoj se 90% e fansave tanë do të na kërkonin pavarësisht se çfarë lloj muzike apo drejtimi zgjedhim”, tha V. “J-Hope ma tha këtë më parë, ne mund të fokusohemi në punën tonë solo këtë herë”.
Njohja mbarëbotërore e grupit u rrit në vitin 2018 me albumet e tyre “Love Yourself: Answer” dhe “Love Yourself: Tear”.
“Ne nuk përpiqemi të vendosim standardet tona për të përcaktuar suksesin, sepse nëse vendosni ato standarde, është shumë e lodhshme fizikisht dhe mendërisht për të arritur ato qëllime. Në vend të kësaj, thjesht të përpiqemi shumë në atë që bëjmë në jetën dhe emocionet tona dhe t’i qëndrojmë besnikë kësaj. Dhe kjo përfundimisht çon në shumë sukses. Kjo është ajo që unë po përpiqem të bëj. Dhe duke e bërë këtë, duke u përpjekur t’i qëndroj besnik veten”, ka thënë J Hope./21Media

Back to top button