Bugatti i Ronaldos u dëmtua nga truproja e tij

Cristiano Ronaldo sapo ishte larguar nga shtëpia e tij e pushimeve në Majorka për një ditë jashtë me familjen, kur një nga truprojat e tij përplasi Bugatti Veyron prej 1.7 milionë funte.
37-vjeçari, babai i pesë fëmijëve ishte në një automjet tjetër më të vogël me të familen kur punonjësi i tij doli nga rruga dhe u përplas në një muri.

Gazeta Cronica Balear raportoi se truproja e paidentifikuar doli nga makina për të vazhduar udhëtimin dhe la stafin tjetër të punësuar nga futbollisti i Man United në vendngjarje për të marrë policinë, përcjell portali rtv21.tv

Nuk u bë e qartë menjëherë se ku mund të ishte nisur Ronaldo, por ai është fotografuar duke shijuar ditët e pushimit me familjen në superjahtin e tij,  Azimut Grande prej 5.5 milionë funtesh, i cili është ankoruar në Port Adriano në jug-perëndim të Majorca.
Cristiano besohet se ka marrë me qira një vilë luksoze pranë vendit ku ndodhi aksidenti i mëngjesit të së hënës, afër spitalit Joan March në komunën e Bunyola.

Bugatti i dëmtuar më vonë u mor me një kamion tërheqës të mbuluar me një pëlhurë blu.
Cronica Balear raporti se punonjësit e sigurisë u larguan për t’u kujdesur për makinën, ndërsa prisnin që policia të mbërrinte.
Identiteti i personit në timon nuk është zbuluar ende, por dihet se Cristiano Ronaldo dhe familja e tij mbrohen nga binjakët portugez që shërbyen si ushtarë në një njësi elitare të forcave speciale në Afganistan./21Media

Back to top button