Bujar Osmani dënoi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Ai ka theksuar se në këto kohë të vështira, janë me Ukrainën.


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur në Bruksel, ka dënuar Vladimir Putinin për “kthimin e luftës në Evropë”. Ajo ka njoftuar se një paketë sanksionesh “masive” do të propozohet më vonë në një përpjekje për të dobësuar bazën ekonomike të Rusisë dhe “kapacitetin e saj për t’u modernizuar”.
Vladimir Putin ka njoftuar operacionin ushtarak në Ukrainë në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës – dhe minuta më vonë, sipas raporteve, janë lëshuar granatimet dhe raketat e para në Ukrainë.
Shtatë persona raportohet se kanë vdekur nga bombardimet nga forcat ruse./21Media

Back to top button