Shefja e BE-së dënon Putinin për rikthimin e luftës në Evropë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur në Bruksel, dënon Vladimir Putinin për “kthimin e luftës në Evropë”.
Ajo njofton se një paketë sanksionesh “masive” do të propozohet më vonë në një përpjekje për të dobësuar bazën ekonomike të Rusisë dhe “kapacitetin e saj për t’u modernizuar”, transmeton rtv21.tv.
Vladimir Putin njoftoi operacionin ushtarak në Ukrainë në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës – dhe minuta më vonë, sipas raporteve, u lëshuan granatimet dhe raketat e para në Ukrainë.
Shtatë persona raportohet se kanë vdekur nga bombardimet nga forcat ruse./21Media

Back to top button