Kaloni te përmbajtja kryesore

Bujar Osmani optimist – pas 6 muajve rekomandim pa kusht nga BE-ja

Osmani tha se kanë pasur mbledhje tematike të Qeverisë për të rishikuar planin e euro-integrimeve

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për eurointegrime, Bujar Osmani tha se që Komisioni Evropian i ka vendosur dy kushte Maqedonisë për të filluar me futjen e Maqedonisë në BE. Osmani tha se kanë pasur mbledhje tematike të Qeverisë për të rishikuar planin e euro-integrimeve. Kushtin e parë Osmani tha se e kemi plotësuar me zgjedhjet fer dhe demokratike që u pasua me Qeveri të re. Osmani tha se është shumë optimist që në gjashtë muajt e ardhshëm Maqedonia do të arrin të heq rekomandimin me kusht.

“Pas zgjedhjeve lokale të marrim rekomandim të pastër, pa asnjë kusht që më pas eventualisht të fitojmë shansin për datë për fillimin e negociatave. D.m.th. në përputhje me këto bisedime esenciale që i kishim në Bruksel, Qeveria menjëherë pas asaj që në ditën e parë, formuam komision Ad-hok, i cili përgatitë një plan aksionar për atë së çfarë ne mund të realizojmë që ti plotësojmë pritshmëritë e partnerëve tonë ndërkombëtarë”, tha ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button