Bujqësia në vëmendjen e ekzekutivit

 

Me qëllim të mbështetjes së aftësisë konkurruese të sektorit agro-rural, rritjen e prodhimit dhe të produktivitetit, përmirësimin e sigurisë së ushqimit, përdorimin e teknologjisë moderne, diversifikimin e aktiviteteve në ferma dhe biznese rurale, mbrojtja e mjedisit dhe të resurseve natyrore, krijimin e vendeve të punës dhe zvogëlimin e bilancit negativ tregtar, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural sot bëri nënshkrimin e kontratave të para të përfituesve të Programit për Zhvillim Rural 2020-21.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe kryeministri Avdullah Hoti, i cili tha se bujqësi është në vëmendjen e ekzekutivit që udhëheqë. “Bujqësia po e merr vëmendjen e plotë që duhet të ketë, përtej kësaj edhe përmes fondit për rimëkëmbje ekonomike”, tha ai.

Ndërsa, ministri Besian Mustafa tha se dikasteri i tij ia ka dalë në mbështetje bujqve në këtë periudhë pandemie.

Programi për Zhvillim Rural 2020-21, adreson objektivat strategjike të zhvillimit agro-rural për periudhën 2014-2020, të cilat, janë:

• Rritja e aftësisë konkurruese të sektorit agro-ushqimor, që bazohet në përdorimin e teknologjisë moderne, në rritjen e prodhimit, të produktivitetit dhe sigurisë së ushqimit për të qenë konkurrent në tregun e brendshëm e të jashtëm, si dhe në zvogëlimin e bilancit negativ tregtar;
• Përmirësimi i cilësisë së jetesës së banorëve në zonat rurale nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve në ferma dhe jashtë fermave, me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe rritjes së të ardhurave të banorëve ruralë;
• Mbrojtja e mjedisit dhe e resurseve natyrore, nëpërmjet investimeve në ujitje, kullim, trajtim të mbetjeve, si dhe në energji të ripërtërishme.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, kishte shpallur aplikim prej datës 20.07.2020 – 20.08.2020 për fermerët, agro-përpunuesit dhe bizneset rurale për këto masa të Programit të Zhvillimit Rural 2020/21.

MASA 101:  Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore:

  1.  – Pemë drufrutore
  2.  – Pemë arrore
  3. – Serra

MASA 103: Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore;

1- Përpunimi i qumështit

2- Përpunimi i mishit

3- Përpunimi i pemëve dhe perimeve

4- Prodhimi i verës

MASA 302: Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve

  1. – Bletaria prodhimi promovimi i mjaltit
  2.  – Përpunimi i prodhimeve në fermë
  3.  – Zhvillimi i aktiviteteve artizanale
  4. – Rritja e shpezëve për vezë dhe për mish.

MASA: Ujitja e tokave bujqësore.

Buxheti i planifikuar për zbatimin e këtyre masave është 16,700,000 euro. /21Media

 

Back to top button