Bujqve do t’ju subvencionohet nafta në vlerë prej 5 milionë euro

Për vitin 2022, Qeveria e Kosovës parasheh 50 milionë euro  subvencione në bujqësi.
Për herë të parë që nga paslufta, fermerëve dhe bujqve do t’iu subvencionohet nafta në vlerë prej rreth 5 milionë euro, duke ia subvencionuar vlerën prej rreth 0.36 cent për litër naftë të përllogaritur me hektarë të poseduar të tokës së punuar.
Po ashtu 8 milionë euro do të ndahen për inpute bujqësore për plehërimin pranveror.
Kjo është bërë e ditur nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në një konferencë për media./21Media

Back to top button