Kaloni te përmbajtja kryesore

Haxhimusa: Kosova s’e ka luksin t’i thotë jo gazit amerikan

(Lajm i përditësuar)


Haxhimusa: Kosova s’e ka luksin t’i thotë jo gazit amerikan

Eksperti i energjisë elektrike Adhurim Haxhimusa, në emisionin “Click” të RTV21, duke folur për gazin amerikan tha se Kosova nuk e ka lluksin të thotë jo dhe të mos bëjë asgjë.

“Kosova duhet t’i thotë po një iniciative të tillë për shkak se Kosova nuk ka siguri të energjisë ose Kosova duhet të thotë ne i themi jo për shkak se kemi siguruar burimet e energjetike nga kjo, kjo formë dhe derisa vjen gazi në Kosovë ne do të kemi këto burime energjetike. Mirëpo ne nuk e kemi lluksin të themi jo dhe në anën tjetër të mos bëjmë asgjë”, deklaroi ai./RTV21/21Media


Haxhimusa: Kosova duhet t’i japë një kahje gazit amerikan

Eksperti i energjisë elektrike Adhurim Haxhimusa, në emisionin “Click” të RTV21 për çështjen e gazit amerikan tha se Kosova duhet t’i japë një kahje.

Ai ndër të tjera shtoi se Kosova duhet ti jap një përspektivë vetvetës për burimet energjetike që do të përdor në të ardhmen.

“Në aspektin energjetikë, në aspektin e sigurisë së furnizimit me energji, Kosova duhet t’i jep një kahje, duhet ta marrë një kahje, të tregoj, ti jap një përspektivë vetvetës se çfarë burime energjetike ne do të përdorim në të ardhmen”, tha ai./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button