Bullgari-Hungari, formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Vasil Levski” në Sofie do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Bullgarisë dhe Hungarisë, e vlefshme kjo për xhiron e nëntë të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Hungaria do të kërkojë me çdo kusht fitoren sot që të jetë një hap më afër kualifikimit tutje.

Momentalisht, Hungaria zë vendin e parë në Grupin G me 14 pikë, një më shumë se Serbia në vendin e dytë, kurse Bullgaria renditet e fundit me vetëm dy pikë të arkëtuara.

Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin mars të këtij viti, ku asokohe Hungaria e mposhti Bullgarinë 3:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Bullgaria (4-3-3): Naumov; Nedyalkov, Antov, Petkov, Popov; Gruev, Chochev, Krastev; Delev, Minchev, Despodov.

Hungaria (3-5-2): Dibusz; Botka, Lang, Szalai; Nego, Nagy, Szoboszlai, Styles, Kerkez; Adam, Csoboth.

Back to top button