Bulliqi: Beteja nuk ka përfunduar

Kryetari i Komunës së Podujevës, njëherësh kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për edhe një mandat, Shpejtim Bulliqi, ka falënderuar qytetarët që ia besuan votën në zgjedhjet lokale.
Ai ka thënë se procesi i djeshëm zgjedhor u përcoll me një proces mjaft demokratik dhe pjesëmarrje të kënaqshme qytetare.
Bulliqi i cili do të përballet në balotazh me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, ka thënë se beteja nuk ka përfunduar dhe Llapi nuk ka kohë për kthim prapa.
Ndryshe, Bulliqi sipas rezultateve preliminare deri tash ka arritur të marrë 44.00% të votave apo 16 mijë e 338 vota./21Media

Back to top button