Kadri Kastrati jep dorëheqje nga PDK

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Kastrati ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat në PDK.
Kastrati ka deklaruar se do t’i shërbej vendit kurdo që i kërkohet pa qenë anëtar i ndonjë subjekti politik.
“Ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës. Unë do të mbetem çdo herë i gatshëm t’i shërbej vendit tim në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, kurdo që të më kërkohet një gjë e tillë por pa qenë anëtar i ndonjë subjekti politik”, ka shkruar Kastrati në Facebook.
Kastrati, i cili ka qenë komandant i FSK-së, i është bashkuar PDK-së pesë vjet më parë./21Media

Back to top button