Bulliqi i tronditur nga vrasja në Podujevë
I pari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi u shpreh se është i tronditur nga ngjarja tragjike në Podujevë, ku një person u qëllua për vdekje.
“Rasti i vrasjes në Peran të Podujevës na ka tronditur të gjithëve. Duke u lutur që të jetë i fundit ky rast i vrasjes, ngushëllime familjes dhe miqve!”, u shpreh Bulliqi.
Ndryshe, për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se vdekja e viktimës u konstatua nga ekipi mjekësor dhe se rasti po hetohet./21Media
