Vritet një person në Podujevë

Sonte rreth orës 18:00 ka ndodhur një vrasje në fshatin Peran të komunës së Podujevës.
Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar se vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent”, ka thënë Borovci.
Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin./21Media

Back to top button