Bulliqi jep betimin si kryetar i Podujevës

Shpejtim Bulliqi ka dhënë sot betimin si kryetar i Komunës së Podujevës. 
Ai ka thënë se betimi ishte një emocion i veçantë, nder e përgjegjësi e jashtëzakonshme.
“Ju betohem se vullnetin dhe besimin tuaj, do ta shpaguajmë me punë të mira e projekte të rëndësishme për komunën tonë. Komuna e Podujevës do t’i mirëpres, dëgjojë e sigurojë bashkëpunim e bashkëveprim korrekt me të gjithë, pa asnjë dallim e diskriminim. Komuna është shtëpia jonë e përbashkët”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Tutje, ai ka ftuar të gjithë qytetarët të bëhen bashkë për të punuar shumë që të forcohet e zhvillohet Komuna e Podujevës.
Pas përfundimit të seancës solemne, Bulliqi së bashku me asambleistët dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta kanë bërë homazhe të Kompleksi Memorial në fshatin Penuhë.
Kuvendi i Komunës së Podujevës në mandatin ardhshëm përfaqësohet nga këshilltarë prej pesë subjekteve politike. Lidhjen Demokratike të Kosovës e përfaqësojnë 14 këshilltarë, Lëvizjen Vetëvendosje 13 këshilltarë, Partinë Demokratike të Kosovës 4 këshilltarë, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës 3 këshilltarë dhe Ballin Kombëtar Demokrat 1 këshilltar./21Media
Back to top button