Një nga të mbijetuarit më të vjetër të Covid-it, festoi ditëlindjen e 107-të

Një nga të mbijetuarat më të vjetra të Covid-19 në Britani është shëruar plotësisht për të festuar ditëlindjen e saj të 107-të.
Pat Aldridge e mundi sëmundjen pas një qëndrimi pesë-ditor në spital ku ajo kishte nevojë për oksigjen.
Vetëm 24 orë pas daljes nga spitali, ajo ishte kthyer duke marrë pjesë në kuize dhe duke shkuar për shëtitjen e saj të përditshme në mjediset e shtëpisë së saj të kujdesit, transmeton rtv21.tv.
“Jam e kënaqur që jam kthyer mes miqve të mi në shtëpi”, tha Pat së cilës iu bashkua familja e saj në Nynehead Court në Ëellington, Somerset.
Menaxherja e shtëpisë Joanne Fenn tha: Ne ishim të kënaqur që ishim në gjendje ta ndihmonim Patin të ndante ditën e saj të veçantë.
Mjekët në spitalin Musgrove Park në Taunton e kanë lavdëruar ‘rimëkëmbjen e mahnitshme’ të saj.
Pat lindi në Solihull më 26 nëntor 1914, katër muaj pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore.
Nga tetë fëmijët ajo është e vetmja nga vëllezërit e motrat e saj që ka mbushur 100 vjeç./21Media

Back to top button